Stupcat janë një grup humoristik që debutoi në vitin 2002 Radio Televizonin e Kosovës shkurt RTK, e më vonë në KTV në fillim Grupi “STUPCAT” përbëhej prej Osman AZEMI, Vedat BAJRAMI, Blerim QERIQI, Agron SOKOLI dhe Feim ADEMI. Për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbetën vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por më vonë këtij grupi në vitin 2004 i u bashkangjit Mensur Safqiu, dhe po në këtë vitë ata realizuan hitin humoristik të tyre “KULSHEDRA” dhe më pastaj shumë e shumë Hite të tjera.
Po ashtu Osman Azemi dhe Vedat Bajrami kanë pasur rastin të dalin edhe para publikut Shqipëtar në Tiranë duke marrë pjesë në Show-in “Portokallia” ku u mirëpritën nga i gjithë publiku shumë mirë. Dhe përmes “Portokallisë” dhe Top Chanel, patën mundësinë të dalin para 10 milion Shqipëtarëve (Abonuesve të DIGITALB)
Stupcat arritën Kulminacionin e Famës kur në vitin 2010 hynë si garues në Reality Showin e famshëm “V.I.P Shpija e Kosovës” ku qëndruan 1 muaj dhe me batutat dhe Skeqet e tyre argëtuan mbarë popullin dhe publikun Shqiptar. Dhe që nga aty ky grup Humoristik fillo të njihet edhe me emrin e ri Thuprrat. Tash ato po luajn serialin e ri AMKADEMIKU ku mund ta shikoni këtu.

